Kryetari i partisë së re “Mundësia”, Agron Shehaj, ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij në Shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Njësinë 5 në Tiranë.
Shehaj garon për herë të parë në zgjedhjet parlamentare nën siglën e partisë “Mundësia”, të cilën e themeloi pas largimit nga Partia Demokratike.
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit në Shqipëri po zhvillohen në të 12 qarqet e vendit, ku mbi 3.7 milionë qytetarë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e rinj që do të përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvend.
Agron Shehaj: Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen.