Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi në Fier: Nëna 101-vjeçe nuk u lejua të votojë, u zgjua gjithë gëzim, por…

Një incident është raportuar në Fier gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Isuf Nuhaj, banor i Fierit, ka denoncuar për News24 se nëna e tij 101-vjeçare nuk është lejuar të votojë në shkollën “Naim Frashëri”, pasi emri i saj nuk gjendet në listën e zgjedhësve.

Sipas Nuhajt, nëna e tij, një votuese e rregullt ndër vite, kishte shkuar me gëzim në qendrën e votimit që në orën 06:30 të mëngjesit, siç është në traditën e saj.

Por pavarësisht pritjes për rreth 30 minuta, ajo nuk u lejua të votojë, pasi emri i saj mungonte në listë.

“Shkuam në shkollën ku kemi votuar gjithë jetën, por më sollën vërdallë duke më thënë se nuk figuron emri,” u shpreh ai, duke e cilësuar situatën si të pakuptimtë për një person që ka votuar rregullisht për dekada.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook