Trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Princ Leka ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët, në ditën e zgjedhjeve Parlamentare.
Princ Leka fton qytetarët të votojnë me qetësi, përgjegjësi dhe dashuri për vendin.
Vota është forca dhe zëri juaj, thuhet në mesazhin e Princ Lekës, i cili shton më tej se “sot është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e vendit”.
“I drejtohem veçanërisht të rinjve: ky vend është i juaji! Votoni për një Shqipëri ku doni të jetoni, të ndërtoni dhe të ëndërroni.
Shqipëria ju takon ju. Votojeni me zemër”, është mesazhi i Princ Lekës.
Mesazhi i Princ Lekës
Të dashur bashkëkombës,
Sot është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e Shqipërisë. Votoni me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin tonë.
Mos harroni: vota është e drejta juaj, forca juaj dhe zëri juaj. Askush s’ka të drejtë t’jua mohojë apo t’jua diktojë.
I drejtohem veçanërisht të rinjve: ky vend është i juaji! Votoni për një Shqipëri ku doni të jetoni, të ndërtoni dhe të ëndërroni.
Shqipëria ju takon ju. Votojeni me zemër.
Rroftë Shqiperia, Rroftë Kombi Shqiptar!
Leka II,
Princ i Shqiptarëve
()