Aksident i rëndë në Qeparo, dyshohet për dy të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë zonës turistike të Qeparosë. Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa dyshohet se një prej viktimave është shtetas i huaj.

Policia dhe shërbimet e urgjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Trupat e viktimave pritet të transportohen, njëri drejt spitalit të Sarandës dhe tjetri në spitalin e Vlorës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e ngjarjes apo identitetin e viktimave.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook