Në qarkun e Dibrës, vijon procesi i numërimit të votave ku deri në orën 17:30, janë numëruar 112 kuti nga 222 kuti votimi.
Nga të dhënat e përditësuara, të publikuara në faqen e internetit të KQZ, PS renditet e para me 17.790 vota, ose 56.83%. PD-ASHM numëron 11.802 vota ose 37.70 %.
Forcë e tretë deri tani renditet PSD me 597 vota pse 1.91% ndërsa NISMA-SHB 1.16%. Në rang vendi janë numëruar 2902 kuti votimi nga 5225 në total. Procesi vijon.
()