Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Lazarat, gazetar, me pretendimin se ai po e filmonte ndërkohë që 26-vjeçari ndodhej në një ambient.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×