Kontestimi i PD ndalon numërimin e votave të Diasporës nga Greqia, Celibashi: 20 mijë fletë s’mund të shpallen të paligjshme vetëm me një pretendim

Pas përfundimit të votimit dhe nisjes së procesit të numërimit në mesnatën e kaluar, tensionet politike kanë kulmuar në Parkun Olimpik të Tiranës, ku po numërohen votat e ardhura nga diaspora.

Partia Demokratike ka kontestuar numërimin e votave të ardhura nga Greqia, duke ndërprerë përkohësisht këtë proces.

Sipas gazetarit Renaldo Salianji të News24, përfaqësuesit e PD-së kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të numërimit, duke pretenduar parregullsi dhe duke e çuar çështjen për shqyrtim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo ndërhyrje ka ndodhur menjëherë pas hapjes së zarfeve të para me fletët e votimit të emigrantëve.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili ndodhej në Parkun Olimpik, doli në një konferencë për mediat për të sqaruar situatën. Ai tha se vendimmarrja për çështje të tilla do të merret mbi bazën e ligjit.

“Nuk mund të ketë vlerësim në bllok për të gjitha votat e diasporës. Nuk mund të shpallen të paligjshme 20 mijë vota vetëm pse dikush ka një dyshim të paargumentuar,” deklaroi Celibashi. Ai theksoi se deri më tani Partia Demokratike nuk ka paraqitur prova zyrtare për pretendimet e saj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook