Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit, përfshirë edhe ato të ardhura nga diaspora.
Është hapur kutia e parë e votave të emigrantëve, ku Partia Demokratike ka siguruar 196 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 52 vota, duke krijuar një diferencë prej 144 votash në favor të PD-së.
Deri më tani janë numëruar 9 kuti nga gjithsej 139 në këtë qark. Sipas të dhënave të deritanishme, PD kryeson me 1131 vota, ndërsa PS ka grumbulluar 792 vota. Nga ana tjetër, Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm 13 vota.
Procesi i numërimit po vijon nën monitorimin e përfaqësuesve politikë dhe vëzhguesve të autorizuar.