E ardhmja e Matia Vecinos mund të jetë te Lazio. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mesfushori është afër rinovimit të kontratës me lacialët.
Kontrata e Vecinos në fakt skadon më 30 qershor dhe ka optimizëm të madh për vazhdimin e bashkëpunimit.
Siç raportohet në edicionin e sotëm të Gazzetta dello Sport, në ditët në vijim janë planifikuar takime mes drejtuesve dhe agjentëve të lojtarit për të diskutuar dhe më pas për të zyrtarizuar një rinovim që duket praktikisht një formalitet.
Uruguaiani ka kaluar tashmë tre sezone në kryeqytet. Pasi mbërriti në Romë në vitin 2022, ai numëron 112 paraqitje, duke shënuar 13 gola.