Skuadra e Cleveland, që e mbylli sezonin e rregullt si skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, është pranë eliminimit. Ajo u mund mbrëmjen e së dielës me shifrat 129-109 nga Indiana, që udhëheq 3-1 serinë. Një ndeshje me rivalitet, por vendasit u shkëputën në fundin e takimit. 7 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën më të fortë, duke qenë një fitore larg finaleve. Barazohet në 2-2 seria e gjysmëfinaleve mes Denver dhe Oklahoma në Konferencën e Perëndimit.
Oklahoma fitoi 92-87 jashtë fushe, duke rikuperuar disavantazhin e dy ndeshjeve të para. Një përballje mjaft e fortë dhe e ekuilibruar, me mbrojtjet që bënë diferencën. Alexander Shai me 25 pikë ishte më i miri për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e 13 rebound për Denver.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana, 109-129 (1-3)
Boston – New York, (1-2)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, 92-87 (2-2)
Minnesota – Golden State, (2-1)