Në shkollën “1 Maji” në Tiranë nuk numërohet në 4 tavolina! Zv kryetari i KZAZ: Janë larguar numëruesit e PD-së, ja sa vota ka marrë çdo subjekt politik

Procesi i numërimit në KZAZ nr. 31, në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë, është ndërprerë në katër tavolina për shkak të largimit të numëruesve të Partisë Demokratike.

Zv.kryetari i KZAZ-së, përfaqësues i Partisë Socialiste, deklaroi për News 24 se përfaqësuesit e PD janë larguar pasi janë ndier të lodhur dhe nuk janë zëvendësuar deri tani. Si pasojë, numërimi po vijon me vetëm dy numërues – një nga PS dhe një nga PSD – në përputhje me vendimin e KQZ-së.

Deri më tani janë numëruar 17 kuti, ku Partia Socialiste kryeson me 3754 vota, ndjekur nga ASHM me 1924 vota, ndërsa partitë e tjera kanë marrë rezultate më modeste.

Zv kryetari i KZAZ nr 31, nga PS: Janë larguar numëruesit e PD-së. Ata kanë thënë se janë të lodhur dhe nuk janë zëvendësuar nga të tjerët. Ata punuan deri në orën 07:00 dhe u larguan, thanë se nuk punojnë dot më. Njoftuam për të sjellë numëruesit e tjerë këtu në KZAZ 31 dhe akoma nuk kanë ardhur. Sipas Kodit Zgjedhor, në këto kushte, do punohet me dy numërues, një subjekt i PS dhe një i PSD. Është e lodhshme, por kemi vendim të KQZ, që sot në darkë duhet të mbyllet vota e subjektit politik, për të vijuar me votën e kandidatit. Do presim një njoftim nga KQZ, inspektori që mbulon zonën tonë dhe vijojmë punën. Kemi numëruar 17 kuti. ASHM në 17 kuti ka marrë 1924 vota, Lëvizja Bashkë 167 vota, Lëvizja Atdheu 15 vota, Partia Koalicioni Euro-Atlantik 84 vota, PS 3754 vota, Nisma Shqipëria bëhet 260 vota, Mundësia 328 vota dhe PSD 304 vota.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook