“Rezultati është i qartë si drita e diellit”, PS me tone të ashpra: Orvatje qesharake për zvarritjen e procesit! Mos luani me zjarrin e ligjit

Zëdhënësja e PS, Silda Çepe:

Rezultati është i qartë si drita e diellit. Do të jetë e vështirë të gjendjen fjalët për të falenderuar qytetarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike, pavarësisht për kë votuan.
Falenderojmë edhe komisionerët dhe vëzhgues që garantuan një proces të qetë, pavarësisht disa përpjekjeve sporadike e të kota, qesharake për të krijuar turbullira. Koha të çojmë para këtë ushtrim të bukur demokracie. Zvarritjet të pajustifikueshme para publikut. Çdo votë duhet të numërohet me respekt e përulësi. Thirrje komisionarëve të vijojnë punën për të përmbyllur punën deri në shpalljen e rezultatit pa luajtur me zjarrin e ligjit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook