“Sezon fantastik me beteja të shumta”, Presidenti Duka uron Egnatian për titullin: Rrugëtim i mbyllur me trofe

Egnatia fitoi titullin kampion në Shqipëri, pasi mundi në finale Vllaznisë 0-4. Pas ndeshjes, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka uroi rrogozhinasit për këtë sezon.

Postimi:

Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore!
Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”.
Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.
Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.
Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik..


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook