Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,330 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë.

Sipas të dhënave më të fundit:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 453859 vota, që përbëjnë 52.56 % të totalit.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 294638 vota, ose 34.12 %.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj, ka marrë deri tani 30195 vota (3.50 %).
Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar 31984 vota (3.70 %), ndërsa Partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, ka marrë 24361 vota (2.82 %).
Ndërkohë, partitë e tjera kanë përqindje më të ulëta, ku bie në sy Lëvizja Bashkë me 1.32 %, Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 1.18%, dhe forca të tjera që nuk e kalojnë pragun 1%.