Zgjedhjet e 11 majit, reagon Chris LaCivita: Ja si vidhen votat në Shqipëri

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri. Në një postim në platformën X, LaCivita ka publikuar një video që, sipas tij, tregon mënyrën se si po manipulohen zgjedhjet.

  • foto galeri

“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri… me mirësjellje të qeverisë së drogës të Edi Ramës,” shkruan ai.

Videoja është e njëjtë me atë që Partia Demokratike denoncoi më herët, ku disa persona që dyshohet të jenë pjesë e administratës publike, shfaqen brenda një zyre të lidhur me deputetin socialist Erion Braçe.

Pasi filmohen, ata largohen me shpejtësi nga ambienti, duke marrë me vete dokumente, çanta dhe materiale të tjera që PD i konsideron prova të manipulimit zgjedhor.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook