A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në muzikë, duke rilançuar karrierën e tij nën një kompani të re muzikore. Këngët e reja kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave, ndërsa ai ka nisur të performojë në klube të ndryshme, si pjesë e këtij kapitulli të ri artistik.

Megjithatë, jo gjithçka ka qenë rreth muzikës për Feron ditët e fundit. Në mediat rozë kanë qarkulluar zëra për një ndarje të mundshme mes tij dhe bashkëshortes së dytë, Nita, pasi dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Këto aludime janë hedhur poshtë nga burime pranë çiftit, të cilat për “Prive” sqarojnë se lidhja mes tyre vazhdon dhe se ndryshimet në profilin e Instagram-it të reperit lidhen vetëm me arsye profesionale. Çifti ka zgjedhur që të ruajë më shumë privatësi në këtë fazë të jetës së tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook