Dashnor Sula vlerëson dy zonjat në mënyrë të veçantë: Nuk jemi ne e keqja e PD-së, unë, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në LOG. në News24, vlerësoi dy figura në PD, dy zonja, Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin, duke përmendur argumentat.

Sula i vlerësoi të dy zonjat e nderuara, që edhe pse u lanë në listën e hapur, punuar fort në fushatë jo vetëm për vete, por edhe PD-në.

“Jorida Tabaku di të bëjë politikë, me argumenta, ishte kryetare e Komisionit Parlamentar për hetimin e inceratorit, ekonomiste shumë e mirë. Po ashtu, vlerësoj zonjën Dhurata Çupi, kryetare e Komisionit të Ligjeve, zonjë grua, e ndershme, nuk ka hapur gojën dhe tani këto dy zonja kanë bërë fushatë, pa harruar Ilir Alimehmetin dhe Asllan Dogjanin në listat e hapura. Po marr një shembull, Noka nuk krahasohet me Ritvan Boden, janë shumë gjëra në PD” – tha ndër të tjera Dashnor Sula.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook