Pas urimit të Kryeministres italiane Giorgia Meloni për rizgjedhjen e tij, Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh falënderues dhe miqësor, duke vlerësuar marrëdhënien e veçantë mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Faleminderit, motër. Është një nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe një privilegj të bashkëpunosh me një lidere si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë,” shkroi Rama në platformën “X”.
Grazie, Sorella. È un onore servire una relazione straordinaria di vicinanza e amicizia come quella tra Albania e Italia, ed è un privilegio collaborare con un leader come te, che dice ciò che fa e fa ciò che dice🙏
Non so se ho scritto bene “un” leader e non “una” leader, ma so… https://t.co/kUfxFwhT4E
— Edi Rama (@ediramaal) May 13, 2025