LAJM I FUNDIT/ Meloni uron Ramën për rizgjedhjen: Miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë po forcohet më tej

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen e tij pas zgjedhjeve të 11 majit, përmes një mesazhi të publikuar në platformën “X” (ish-Twitter).

“Dua të shpreh urimet e mia më të përzemërta për Kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen e tij si kreu i Qeverisë Shqiptare,” shkruan Meloni në postimin e saj.

Ajo theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e cilësuar miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë si “të thellë dhe strategjike”, që është forcuar edhe më shumë përmes nismave të përbashkëta dhe dialogut konstruktiv.

Meloni shton se ky bashkëpunim do të vijojë edhe më tej:
“Do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjen mes dy qeverive dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook