Mbyllet zyrtarisht numërimi i votave në qarkun Elbasan! PS fiton 10 mandate, PD 4

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit ka përfunduar zyrtarisht. Sipas raportimit të gazetarit Fatmir Popja për News24, Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë duke siguruar 60.5% të votave, që përkthehet në 10 mandate. Partia Demokratike ka marrë 29.3% të votave, duke siguruar 4 mandate.

Pavarësisht se në fillim u raportua se tre kuti votimi kishin mbetur pa u numëruar, burime zyrtare konfirmojnë se ato nuk do të hapen për shkak të parregullsive në dokumentacion dhe mungesës së vulave. Ndërkohë, Nisma “Shqipëria Bëhet” është renditur e treta në rezultat, por pa arritur të fitojë ndonjë mandat.

Fatmir Popja: Në qarkun e Elbasanit, zyrtarisht ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Më herët është thënë se tre kuti kanë mbetur pa numëruar, por sipas një burimi zyrtar, këto kuti nuk do numërohen, pasi është konstatuar se ka pasur parregullsi në dokumentacion dhe mungesë vulash. Rezultati është mjaft i thellë, teksa PS është shumë përpara. PS ka marrë 60.5 përqind të votave ose 10 mandate dhe PD ka marrë 29.3 përqind ose 4 mandate. Nisma Shqipëria bëhet ka dalë parti e tretë, por se nuk ka fituar mandat.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook