Operacioni “Platforma”/ Goditet rrjet ndërkombëtar i mashtrimeve kibernetike, sekuestrime dhe kontrolle në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses pjesëmarrjen në operacionin ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike të koduar “Platforma”, i cili u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet e Gjermanisë, Qipros dhe Izraelit, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Në Shqipëri, operacioni u drejtua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e SPAK. Në zbatim të një letërporosie nga autoritetet gjermane, u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme në Tiranë, ku u sekuestruan:

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, i cili mashtronte qytetarë nga disa vende përmes një platforme të rreme investimesh online. Dyshohet se mbi 100 viktima janë dëmtuar financiarisht me një shumë që kap vlerën mbi 3 milionë euro.

Ky operacion është pjesë e një aksioni të gjerë ndërkombëtar të koordinuar nga Eurojust dhe Europol, dhe synon goditjen e rrjeteve kriminale që përdorin teknologjinë për mashtrime në shkallë globale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook