Parashikimi i motit për sot, 13 maj 2025

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara gjatë pasdites në zonat Qëndrore dhe Lindore.

Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook