Partia Mundësia ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me procesin e numërimit të votave në KZAZ nr. 40, në Shkollën “Sami Frashëri”.
Sipas një njoftimi zyrtar, 6 fletë votimi të kësaj partie po tentohet të shpallen të pavlefshme, pavarësisht se mbajnë të dy vulat e rregullta të komisionit. Arsyeja e përmendur është “ngjyra e zbehtë” e fletëve, të cilën Partia Mundësia e cilëson si një argument banal dhe të paarsyeshëm.
Për këtë incident është njoftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ndërsa z Agron Shehaj është nisur drejt qendrës së numërimit. Po ashtu, mbi këtë rast është informuar edhe misioni i vëzhguesve të ODIHR-it.
Njoftim i partisë Mundësia:
Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 6 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme. Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja banale është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë. Mbi këtë rast sapo u lajmërua z Celibashi ndërkohë z Shehaj po niset drejt KZAZ-së.
Mbi këtë rast sapo u njoftua edhe misioni i ODIHR-it.