Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e LEAD Albania: Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot pjesëmarrësit e LEAD Albania dhe drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që kanë hartuar këtë program lidershipi për Shqipërinë.

Presidenti Begaj vlerësoi kontributin amerikan në zhvillimin e lidershipit në vendin tonë, duke e cilësuar programin LEAD Albania tepër të dobishëm për profesionistët shqiptarë.

Gjatë takimit, teksa u njoh me përvojat e profesionistëve të rinj në institucionet shqiptare, Presidenti Begaj i inkurajoi ata të ofrojnë në praktikë përvojën e përfituar përmes trajnimeve në universitetet ndërkombëtare.

“Shqipëria ka shumë nevojë për profesionistë si ju”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili i njohu bursistët e rinj të LEAD Albania me angazhimet e tij përballë sfidave në detyrën si Kryetar Shteti.

Begaj2
Begaj2
Begaj3
Begaj3

Presidenti i Republikës i këshilloi ata të punojnë me ndershmëri në profesionet që kanë zgjedhur dhe të jenë kontribuues për të ardhmen e vendit që, siç u shpreh, “është në duart e të rinjve”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook