PS 10 mandate në Elbasan/ Mazniku: Ja kur e kuptuam që do të fitonim. Patronazhimin e ka çdo forcë politike në botë, ekziston edhe në SHBA!

Drejtuesi politik i PS në Qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku në një lidhje direkte për Log. me Endri Xhafon në News24, foli për fitoren e thellë të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit.

Në Elbasan, PS arriti si asnjëherë më parë të fitojë 10 mandate, ndërsa PD zbret në 4.

Mazniku tregoi në Log. se si u arrit ky rezultat i socialistëve kur numri i votuesve në Qarkun e Elbasanit është më i ulët se në 2021.

Arbjan Mazniku: PS u rrit në Qarkun e Elbasanit me 5%, ndërsa PD ka rënë me 12.6%. PS ia ka dalë të mbajë pjesën më të madhe të votave të saj, ia ka dalë ruajë ekzaktësisht votat e saj, pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët. Ndërsa PD ka pësuar një ulje shumë të madhe të numrit të votuesve të saj. Ne kemi të dhëna në terren, kemi fokus grupe, vlerësojmë perceptimin e njerëzve për ne, si e vlerësojnë programin politik, numrin e takimeve, angazhimin, atë që tentohet të quhet me emër të keq patronazhimi por që në thelb është procedurë standarde e çdo force politike profesionale në botë, amerikanët e quajnë canvassing dhe është një formë e tentativës për të njohur votuesit e t’u, anëtarët e t’u dhe sigurisht një nga mekanizmat sondazhet. Por nuk janë vetëm sondazhet, por një seri të dhënash që përdoren nga të gjitha forcat politike për të kuptuar në mënyrë profesionale bazën e qytetarëve.

E kemi ditur shumë herët që do të fitonim, ka qenw njw pozicion standard i PS. Fitorja nuk është çështje taktike, por fryme. PS kishte një mesazh të qartë se ku do ta çonte vendin, kishte një skuadër shumë të mirë dhe këto bashkë kontribuojnë tek fitorja.

Fakti që PS për 4 mandate rresht ia ka dalë në nivel përqindje në 47, 48, 49 dhe këtë herë mbi 50%, unë besoj se kjo është domethënëse dhe jo çështje numrash, por çështja është se cila pjesë e popullsisë mbështet PS-në.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook