Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas rezultatit zgjedhor në Kamëz, duke shprehur falënderime për mbështetjen që qytetarët i dhanë Partisë Socialiste në këtë bashki. Spiropali theksoi se vota e Kamzës ishte e qartë, e fortë dhe e pastër, duke e cilësuar si “votë zemre”.
“Vota e Kamzës foli qartë, fort dhe pastër,” shkruan Spiropali, duke nënvizuar se rezultati në këtë zonë pasqyron mbështetjen për transformimet e ndjeshme që janë realizuar në vitet e fundit.
“Askund më shumë se në Kamëz, kjo diferencë shigjetash elektorale nuk qëndron kaq kontrastuese, si dëshmi se vota është fryt i punës e i transformimeve të jashtëzakonshme, shërbimeve për qytetarët, projekteve dhe investimeve që e kanë ndryshuar rrënjësisht këtë vend,” vijoi ajo.
Spiropali falënderoi strukturat e PS-së, aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët që dhanë mbështetje, pavarësisht përkatësisë partiake apo prejardhjes.
“Votat e Kamzës janë vota zemre. E gjitha na frymëzon e na detyron për punë edhe më të mira për Kamzën! Faleminderit!” përfundoi ministrja.
“Vota e Kamzës foli qartë, fort dhe pastër. Askund më shumë se në Kamëz, kjo diferencë shigjetash elektorale nuk qëndron kaq kontrastuese, si dëshmi se vota është fryt i punës e i transformimeve të jashtëzakonshme, shërbimeve për qytetarët, projekteve dhe investimeve që e kanë ndryshuar rrënjësisht këtë vend që deri para pak vitesh konsiderohej moçal infrastrukturor e elektoral.
Mirënjohje për punën e palodhur të strukturave të Partisë Socialiste, aktivistëve, simpatizantëve, qytetarëve që na kanë mbështetur pa dallim partiak, a dallim prejardhjeje. Votat e Kamzës janë vota zemre.
E gjitha na frymëzon e na detyron për punë edhe më të mira për Kamzën! Faleminderit!”, u shpreh ajo.