PS tejkalon shifrën e 600 mijë votave, ja diferenca me PD kur mbeten për t’u numëruar edhe 900 kuti

Partia Socialiste ka tejkaluar shifrën e 600 mijë votave teksa vijon numërimi në 11 qarqe të vendit. Kukësi është qarku i vetëm ku numërimi ka përfunduar disa orë më parë.

Nga 5226 kuti, aktualisht mbeten për t’u numëruar edhe 900 kuti para se të njihemi me rezultatin përfundimtar, pa përfshirë votat e diasporës. Zarfet e shqiptarëve jashtë vendit do të marrin më tepër kohë për t’u numëruar deri në fund.

Referuar shifrave zyrtare të KQZ, janë numëruar 4254 kuti të cilat kanë prodhuar një rezultat të thellë në favor të socialistëve. PS ka marrë 604 489 vota, ndërsa PD ka 392 223 vota. Diferenca PS-PD është rreth 210 mijë vota.

Screenshot 35
Screenshot 35

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook