Analisti Ermal Hasimja i ftuar në News24, gjatë një interviste me moderatoren Nisida Tufa e ka cilësuar raportin e BE-së për zgjedhjet sipërfaqësor pasi nuk thellohet të analizojë ankesat e shfaqura nga partitë politike për standardin e tyre.
Hasimja tha se në raport nuk flitet ajo cka është më shqetësuese nga çfarë u pa në këto zgjedhje, intimidimi i votuesve dhe shitblerja e votës. Sa i takon vendimit të PD për të zhvilluar protestë më 16 maj, ditën e zhvillimit të Samitit të BE në Tiranë, Hasimja tha se ky vendm është legjitim.
Ermal Hasimja: Raporti i BE sipërfaqësor, konstaton që ka patur ankesa por nuk futet thellë ti analizojë/ ODIHR ka qenë më agresiv dhe i thellë në qëndrimet e tyre. Nuk flitet aty që realisht është më shqetësuese, intimidimi, shitja e votës, në qytete si Shkodra dhe Elbasani. BE do qetësi.
PD po zgjedh momentin kur kamerat evropianë janë në Tiranë, është legjitime. Edhe Rama e ka bërë. Opozita e ka bërë gjithmonë.
Me këto probleme që patën zgjedhje, nuk do të validoheshin nëse do të ndodhte në vendet e BE. Por ne i krahasojmë me kohët më problematke.
Në këto zgjedhje pati regres. Në raport me 2013 dhe 2019 ka diferencë. Kryeministri e merr informacionin politik për ti parashikuar gjërat. Në bazë të të dhënave që i japin.
Këtu PS ka një sistem të përsosur, patronazhist, që con informacionet në parti. Nuk ndodh që të dalin të dhënat personale, në Shqipëri nuk ndodh t’i ndëshkojnë. Sistemi klientelist i ndërtuar nga PS funksionon mirë.
Opozita duhet të ndryshojë gjithçka. Nëse Berisha do të ishte tërhequr dhe në vend të tij do të lancoheshin figura të reja si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, PD do të merrte më shumë vota. Nëse në parlament do të kishte 3 ose 4 deputetë nga “Mundësia”, do të ishte mirë pasi ka një program qartazi të djathtë.