SPAK merr të pandehur vartësin e Ballukut, Gentjan Gjyli. Shtyn kameramanin. Çfarë tha kreu i ARRSH për gazetarët

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera. Pas daljes nga SPAK, Gjyli madje edhe ka shtyrë kameramanin që e filmonte.

Hetimet kanë përfshirë gjithashtu edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë shkelje të rregullave ligjore të prokurimeve publike.

Gjyli u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, prej nga doli me statusin e të pandehurit në një çështje që ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin në ndarjen e fondeve publike për investimet infrastrukturore.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×