Votimi në Burgun e Durrësit; Komisioni i Zgjedhjeve konfirmon rezultatin. PS fiton, aty ku ndodhen Veliaj, Beqaj, Lefter Koka e Bllako

Në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar që ishin të regjistruar në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor. Dy të dënuar nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës, pasi ndodheshin jashtë ambienteve të institucionit gjatë zhvillimit të votimit.

Sipas informacionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në total janë përdorur 198 fletë votimi, përfshirë edhe 5 anëtarë të komisionit të qendrës së votimit, të cilët ushtruan të drejtën e votës brenda qendrës së tyre të caktuar. Edhe pse lista e zgjedhësve përfshinte vetëm 195 votues, rezultati i kësaj qendre të votimit u pranua pas verifikimeve të nevojshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votues në qendrën e votimit në burgun e Durrësit janë edhe Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj.

Rezultatet përkatëse janë si më poshtë:

Partia Socialiste (PS) 148 vota,

Partia Demokratike (PD) 34 vota,

Nisma 1 votë,

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë,

Lëvizja Atdheu 1 votë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×