Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, kryeson PS me rreth 43 mijë vota, rezultati për partitë e tjera

Vijon procesi për numërimin e votës së diasporës.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këtë moment janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 që janë dorëzuar.

Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 22,481 vota ose 28.55%.

Të dhënat e detajuara të rezultateve paraprake nga KQZ janë si më poshtë:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 42,492 vota
  • Koalicioni PD-ASHM – 22,481 vota
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 6,670 vota
  • Partia Mundësia – 2,781 vota
  • Lëvizja Bashkë – 2,067 vota
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 880 vota
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 546 vota
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 457 vota
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 207 vota
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 108 vota
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 40 vota

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook