Erald Elezi dhe Gentjan Gjyli, besnikët e Belinda Balluku zyrtarisht të pandehur nga SPAK. Prokuroria e Posaçme ngre akuza për abuzime me tenderat

Teksa po hetonte ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi i cili ndodhet në pranga nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash, Prokuroria e Posaçme zbuloi të dhëna për implikimin e të tjerë zyrtarëve të lartë të përfshirë në skandalin e abuzimeve me tenderat.

Nën akuzë është vënë Gentjan Gjyli, kreu i ARRSH, një prej njerëzve më të besuar të zv/kryeministres Belinda Balluku. Akuza Gjylit iu komunikua ditën e djeshme nga Prokuroria e Posaçme.

Burime për gazetaren Klodiana Lala konfirmojnë se po ashtu lidhur me të njëjtën çështje, është marrë i pandehur edhe Erald Elezi, administrator i KESH, si dhe 18 persona të tjerë.

Bëhet fjalë për abuzime me tenderat, një prej të cilëve është tenderi 2 milionë euro për supervizimin e tunelit të Llogarasë.

Po ashtu është ngritur akuzë e re edhe për Valter Begajn sepse kompania e tij NET Group, në bashkëpunim me Hill International, kanë fituar tenderin në shkelje të ligjit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook