“Faleminderit Shqipëri”/ Rama për Diasporën: Shumica jashtë mendoi njësoj si ajo brenda vendit për rrugën e integrimit në BE

Edi Rama: Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira deri më sot. Nuk ka fjalë të mjaftueshme pët të falënderuar gratë e burrat, vajzat e djemtë e familjes politike, e shtruan për 4 vite me radhë e së fundmi për 9 muaj jashtë kufijve, rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme.

Aq herë faleminderit sa janë anëtarë e anëtare që e bënë si duhet detyrën për këtë fitore. Aq herë faleminderit për cdo mbështetës e zgjedhës që erdhi me votën e tij drejt nesh, edhe pse nuk mund të jetë tradicionalisht votues yni.

Falënderim shqiptarëve të Greqisë, Italisë kudo, fantastik për nga numri i pjesëmarrësve, një ndër më të lartët se ato që kemi parë në Evropë. Përqafim nga zemra nga sheshi i Gjergj Kastriotit. Shumica jashtë Shqipërisë mendon njësoj si shumica brenda vendit, në rugën e integrimit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook