Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije se sot në mbrëmje do të zhvillojë një takim me drejtuesit politik të forcës që ai drejton. Mbledhja është planifikuar të mbahet në selinë e PD-së, në orën 20:30.
Ky takim vjen vetëm tre ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, në të cilat Partia Demokratike pësoi një disfatë të ndjeshme përballë Partisë Socialiste. Nga 12 qarqet në vend, PD arriti të sigurojë fitoren vetëm në tre: Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Në total, demokratët morën 50 mandate, ndërsa PS doli forcë kryesore me 83 mandate.
Berisha ka shprehur pakënaqësinë për rezultatin, duke e cilësuar procesin si të manipuluar. Ai ka paralajmëruar një protestë që do të mbahet më 16 maj, në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve zgjedhore.
(Arena e Lajmit)