Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Eni Zake, shprehet optimiste për arritjen e 7 mandateve në këtë qark.
Në një lidhje live me News24, Zake tha se numërimi është ende në proces, por pritshmëritë janë pozitive. Ajo theksoi se rezultati i deritanishëm është pasojë e një pune të palodhur dhe të vazhdueshme të PS në terren, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik, pensionistët, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.
Eni Zake: Ne duam të fitojmë 7 mandate në Korçë. Janë ende disa kuti për t’u numëruar në Korçë dhe kemi pritshmëri. Unë jam deputete aktualisht. Fokusi im është ekonomia dhe qasja ime ka qenë fokusimi tek zhvillimi ekonomik, tek pensionistët kemi vëmendjen, kemi vëmendje tek rritja e pagave dhe pensioneve. Z Berisha gjithmonë kur humb, thotë se “na kanë vjedhur zgjedhjet”. Kemi fituar falë punës që kemi bërë.