Limonera Bozha reagon pas arrestimit të të atit: Nuk jemi përfshirë në gjëra të tilla, koha do ta provojë

Pas vendimit të GJKKO-së për vendosjen e arrestit në shtëpi ndaj Pandeli Bozhës, i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit në Fier, ka ardhur reagimi i vajzës së tij, Limonera Bozha, e cila kandidonte në zgjedhje nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Duke folur për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Limonera Bozha tha:

“Nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla. Koha do ta provojë edhe faktin.”

Deklarata e saj vjen në një kohë kur babai i saj, Pandeli Bozha, është nën hetim për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi dyshohet se ka përdorur mjete financiare dhe lidhje personale për të ndikuar tek votuesit në favor të saj. Arrestimi i tij u bë në kuadër të një operacioni të zgjeruar për parregullsi zgjedhore në disa qarqe të vendit.

Ndërkohë, SPAK dhe autoritetet hetimore po vijojnë punën për të verifikuar të gjitha pistat e mundshme dhe për të dokumentuar rolin e personave të përfshirë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook