Partia Demokratike ka marrë 13 mandate në Qarkun e Tiranës, ku 12 janë në lista të sigurta dhe nga votat preferciale do të hyjë në Parlament vetëm një deputet. Duket një garë e fortë mes dy kandidatëve.
Kandidatët Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë në një garë me njëri-tjetrin për të fituar mandatin e deputetit, por duket se Tabaku po shkëputet.

Jorida Tabaku ka arritur të marrë deri tani 8484 vota. Ndërsa, Ilir Alimehmeti ka marrë 8169 vota. Janë më shumë se 300 vota në favor të Tabakut. E vështirë të përmbyset, por gjithsesi procesi ende nuk ka mbaruar.
()