Për zv/ministren e Brendshme Romina Kuko, samiti i Evropës që mbahet më 16 maj në Tiranë është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë duke e shndërruar atë në kryeqendrën e Ballkanit. E ftuar në “LOG.”, në News24, Kuko tha se Komiteti Politik Evropian është një vend ku diskutohet politikisht dhe komponenti i sigurisë ka qenë ai që është marrë parasysh nga organizatorët e tij.
‘Nëse Shqipëria nuk do të ishte vend i sigurt kjo nuk do të ndodhte”, tha Kuko.
Romina Kuko: Komiteti politik evropian është një vend ku diskutohet politikisht dhe pjesëmarrja në samite ka sheshuar shumë gjëra. Fakti që Shqipëria zgjidhet është komponenti i sigurisë, nëse ne nuk do të ishte e sigurt kjo nuk do të ndodhte.
Është “karta bianca” e lidershipit evropian për ta reklamuar Shqipërinë si kryeqendra e Ballkanit.
Ky samit flet për Evropën e re. Jemi në një moment shumë kritik me një konflikt në Ukrainë, jemi në garë armatimesh, në një moment të rëndësishëm në fushën e sigurisë, pra një reliev i ri, shtetet kanë kaluar në idenë e shteteve kombe sa i takon sigurisë. Siguria evropiane do të jetë në fokus të samitit.
()