Klevis Balliu, deputet i ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ishte në listën e mbyllur të Partisë Demokratike, i ftuar në LOG në Neës24, deklaroi se përveç vjedhjes tashmë të deklaruar të zgjedhjeve, pjesë e skemës së Edi Ramës ishte edhe krijimi i partive të vogla.
Sipas Balliut, PS me 40 mijë vota më pak, mori 10 mandate më shumë, ndërsa 250 mijë votat e partive të vogla nuk prodhuan më shumë se 7 mandate.
“Së pari, do të mbrojmë çdo votë deri në një, është detyrë e Partisë Demokratike. Sa i përket vjedhjes, përveçse videove, fotografive dhe provave, është rezultati i vetë që flet qartë.
Po ju them vetëm një rast. Në Elbasan, një vajzë 29 vjeçare, që nuk e njeh askush, është më e votuara (mbi 18 mijë vota preferenciale). Në Vorë çdo gjë gjeje, vetëm polici jo.
E kemi vërtetuar edhe më parë që vidhet. Nuk është problem i një partie, por i shtetit, ne thjesht dokumentojmë. Ky është qëllimi i opozitës. Natyrisht, do ketë edhe reflektim për të parë se çfarë mund të bënim më shumë për të parandaluar këtë.
Lajmi i dytë pas zgjedhjeve ishte që Olta Xhaçka dhe burri i saj nuk do të hetohen. Fishekzjarret në Vorë u hodhën nga Xhabaftët.
Për ta mbyllur, pjesë e skemës, përveç së vjedhjes me anë të krimit, ishte edhe krijimi i partive të vogla. PS me 40 mijë vota më pak, mori 10 mandate më shumë, kjo e vërteton pse u investua te këto parti të vogla. Morën 250 mijë vota dhe nuk përfaqësohen, ishte skemë. Një skemë e mirëmenduar. Deputetët e partive të vogla, me një mandat nuk mund të japin asgjë në Parlament, as një ligj nuk mund të propozojnë” – tha ndër të tjera Balliu.
()