Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka në një prononcim para mediave ka folur pas humbjes së zgjedhjeve duke fajësuar socialistët se kanë blerë votat. Noka tha se PD ka prova që janë paguar deri në 10 mijë euro për fisin.
Flamur Noka: Si e shpjegoni ju që këta rriten vjedhjet pa fund, krimi pa fund, qeverisja shkon në zero dhe këta fitojnë, kanë blerë karta pa fund, më thonte miku im në Selenicë kur e pyeta për një fshat që janë të djathtë. Më erdhën dhe më dhanë 10 mijë euro. O ka prova këtë radhë o ska patur asnjëherë. Falja e gjobave a nuk ishte blerje votash. Të gjitha fletët janë me një laps të mbushur, një stil, një dorë.
()