Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetin social X, Costa shpreh vlerësimin e tij për rezultatin e arritur dhe paralajmëron një takim të afërt në Tiranë.
“Urimet më të ngrohta, i dashur @ediramaal, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë.”
Vizita e Antonio Costës në Tiranë zhvillohet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet këtë të premte në kryeqytetin shqiptar, ku do të marrin pjesë liderët më të lartë të vendeve europiane.