Protesta e Opozitës/ Balliu zbulon detajet: Nuk jemi për akte dhune, ja ku dhe si do ndërgjegjësojmë ndërkombëtarët e samitit

Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin LOG në News24, zbuloi disa detaje në lidhje me protestën që do të mbahet të premten, ditë kur në Tiranë është Samiti Europian.

Balliu gjithashtu pohoi se në PD po mblidhen prova të vjedhjes dhe manipulimit të votës për çdo qark, duke faktuar kështu rrëmbimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Ne si shoqëri na duhet një reagim, prandaj duhet protesta. Një ndërgjegjësim për gjitha këto që vërtetojmë me prova. Nuk jam për akte dhune, nuk do të ketë. Në rastin konkret është një mesazh edhe për evropianët që do të jenë këtu. Janë të gjitha agjensitë, ndaj ne duhet të informojmë nëpërmjet kësaj proteste.

Protesta do të mbahet te bulevardi Zogu i Parë ose pas 15-katëshit. Policia është njoftuar, por mos kapemi tek teknalitetet, nuk ka shumë rëndësi ku bëhet protesta. Problemi është që këtu në Shqipëri nuk ka njeri që nuk thotë se nuk vidhen votat. Opozita do të bëjë maksimumin që mesazhi të përcillet sa më mirë. Po krijohen dosje për çdo qark, unë vetë kam filmuar zyra ilegale të padeklaruara, në shkelje të ligjit sepse ishin me lista në dorë. E faktuar sepse paguhen me lekë, pse iknin duke vënë kapuçat në koka? Kishin 1 muaj që e kishin hapur një zyrë, mbuluar si zyrë mafioze. Krijimi i task-forcës nuk pati efekt. Po marrim tjetër gjë, edhe sikur të arrestohet një deputet, nuk është se PS-së i ikën mandati, se hyn i radhës në Parlament” – u shpreh Balliu.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook