Përmbysje në qarkun e Dibrës krahasuar me zgjedhjet e 2021. Partia Socialiste arriti të marrë tre mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike dy.
Sipas të dhënave përfundimtare të përpunuara nga KQZ, PS mori 32146 vota ose 56.19 %, ndërsa PD 21790 vota ose 38.09 %. Një përmbysje që askush nuk e priste në këto shifra.

Nga Partia Socialiste, Blendi Klosi dhe Alma Selami janë futur automatikisht, pasi janë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa ish Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, futet në Parlament si më i votuari në Dibër me 12616 vota.

Ndërsa nga radhët e Partisë Demokratike janë futur vetëm Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Ish deputeti Xhemal Gjunkshi ka mbetur jashtë Parlamentit, pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme. Ai ka grumbulluar në total 5693 vota, pak më shumë se 100 vota ndaj Përparim Spahiut.

()