Rama falënderim të veçantë për familjarët: Prindërit e mi më shohin nga qielli e besoj janë krenarë! Mirënjohës anëtarëve të familjes

Në fjalimin e fitores të mbajtur në Sheshin Skënderbej, Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë shqiptarët dhe bëri një falënderim të veçantë për familjarët e tij. Me tone emocionale, ai kujtoi prindërit e ndjerë, duke besuar se ata e shikojnë nga qielli dhe janë krenarë për të dhe për Shqipërinë që, sipas tij, po ndërtohet.

Rama falënderoi gjithashtu bashkëshorten Linda Rama, të cilën e quajti “shtylla që mban këndet e tavanit”, si dhe fëmijët e tij Rea dhe Greg, për qëndrimin e tyre larg zhurmës politike. Me humor dhe dashuri, ai përmendi edhe vogëlushen Zaon, duke thënë se “më rri ngjitur si bateri me energji diellore”.

Edi Rama: Falënderoj të gjithë. Falënderoj të gjithë shqiptarët. Shqiptarët votojnë për një Shqipëri që bëhet gjithmonë e më e mirë. Ime më Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në pozicionin e saj legjendar para televizorit, si në një llogore lufte, deri ditën që iku e të ribashkohet me tim atë. Të dy u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mos e Zotshme të të Mos o Zotshmëve dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart së bashku se janë krenarë për mua dhe janë krenarë për Shqipërinë që po ndërtojmë. Sot jam shumë krenar për Rea-n dhe për Gregun, që nuk na shkaktojnë dhimbje koke, që jetojnë jetën jashtë dritave të skenës, larg zyrave të shtetit, duke duruar sidomos Rea, agresione verbale shpifjesh. Inshallah në gjurmët e punës sime nesër. Falenderimin e veçantë e kam për të vetmen opozitë që nuk e mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e Zaos, nënën e Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që mban këndet e tavanit. Shumë faleminderit grua. Falënderoj dhe Zaon, që rri ngjitur si bateri me energji diellore.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook