Sali Berisha hyn në selinë e PD, do zhvillojë mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sapo ka hyrë në selinë e PD-së. Berisha pritet që të mbajë mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve të vendit.

Mbledhja është planifikuar të mbahet në selinë e PD-së, në orën 20:30.

Ky takim vjen vetëm tre ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, në të cilat Partia Demokratike pësoi një disfatë të ndjeshme përballë Partisë Socialiste. Nga 12 qarqet në vend, PD arriti të sigurojë fitoren vetëm në tre: Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Në total, demokratët morën 50 mandate, ndërsa PS doli forcë kryesore me 83 mandate.

Berisha ka shprehur pakënaqësinë për rezultatin, duke e cilësuar procesin si të manipuluar. Ai ka paralajmëruar një protestë që do të mbahet më 16 maj, në shenjë kundërshtimi ndaj zhvillimeve zgjedhore.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook