Kur duhen edhe 587 kuti votimi që të përfundojë numërimi i votës preferenciale në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti nga lista e hapur e PD po “luftojnë” për mandatin e 13-të, i cili nga të dhënat e orës 23:00 të mbrëmjes së sotme tregojnë për një diferencë të thellë me 600 vota në favor të Tabakut.
Trendi i rritjes së votave në një interval kohe prej 60 minutash, është afro 100 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti me 40 vota.

Deri në orën 23:00 Jorida Tabaku numëron 9877 vota kurse Ilir Alimehmeti 9297, duke patur një diferencë prej 587 votash mes tyre.