Analisti Ben Andoni, në një lidhje përmes Skype për News24, komentoi rezultatet e fundit të zgjedhjeve duke theksuar se ato janë të qarta dhe tregojnë avantazhin e Partisë Socialiste.
Ai u shpreh se PS ka shfrytëzuar çdo resurs në favor të saj, ndërsa Partia Demokratike, megjithëse nuk e shpjegoi keq programin e saj, ‘u dërrmua’ nga situata e paqartë që rrethon Sali Berishën.
Sipas Andonit, në këtë kontekst politik dhe ekonomik, është e domosdoshme të ketë më shumë investime dhe të krijohet një klimë më e favorshme për biznesin.
Ben Andoni: Rezultati i zgjedhjeve është i dukshëm. PS ka përdorur çdo resurs që ka në favorin e saj. PD nuk e shpjegoi keq programin e vet, por Sali Berisha kishte një amulli mbi kurriz dhe në këtë plan të tij që shpjegoi, la shumë për të dëshiruar. Duhet të ketë investime, të krijohet një klimë biznesi.
(Arena e Lajmit)