
Casandra “Cassie” Ventura po përqendrohet te familja e saj.
Këngëtarja e “Me & U” e cila konsiderohet dëshmitarja kryesore e prokurorisë në gjyqin federal penal të ish-të dashurit të saj Sean “Diddy” Combs, filloi të dëshmojë më 13 maj në New York City. Ndërsa ishte në pjesen e dëshmitarëve, ajo diskutoi marrëdhënien e saj dhjetëvjeçare me Diddy-n, duke dhënë detaje grafike rreth abuzimit të supozuar që përjetoi nga ai, të tilla si takime seksuale të detyruara dhe një sulm brutal.
Burri i Cassie-t, Alex Fine, me të cilin ajo u martua në vitin 2019, u pa duke mbështetur gruan e tij në sallën e gjyqit. Çifti kanë dy vajza, Frankie dhe Sunny, dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, një djalë.
Pas ndarjes nga Diddy në vitin 2018 , Cassie ngriti një padi kundër repistit në nëntor 2023, duke pretenduar se ai e përdhunoi dhe e trafikoi seksualisht. Ish-bashkëshortët arritën një zgjidhje brenda 24 orësh.
Padia e Cassie krijoi një efekt domino, duke rezultuar në disa padi të tjera kundër Diddy-t dhe një hetim federal mbi akuzat. Reperi u arrestua në shtator 2024 dhe u padit me akuzat për trafikim seksual, shantazh dhe transportim për t’u angazhuar në prostitucion.
Cassie u martua me trajnerin personal Alex Fine në gusht të vitit 2019 në një ceremoni intime në Malibu të Kalifornisë. Që atëherë, këngëtarja e “Long Way 2 Go” ka përdorur mediat sociale për të dokumentuar romancën e saj dhe Alexit.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar sa mirënjohëse jam që kam mundësi ta bëj këtë jetë me ty!” shkroi Cassie në Instagram në mars të vitit 2025 për nder të ditëlindjes së Fine.
Ajo vazhdoi, “E qeshura dhe gëzimi i pastër që përjetoj me ty është përtej çdo ëndrre dhe manifestimi tim. Ti je kujdesur për mua dhe zemrën time si askush tjetër.”
Katër muaj pasi Cassie dhe Fine u martuan, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Frankie, në dhjetor 2019. Fëmija i dytë i çiftit, vajza Sunny, erdhi në jetë në mars 2021.
Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë aktualisht në pritje të fëmijës së tyre të tretë, i cili do të jetë djali i tyre i parë.