“Duhet të presim kutinë e fundit”, Agron Shehaj i sigurt për dy deputetë: Sistemi zgjedhor i tillë është, nuk mund të shkriheshim me parti të tjera thjesht për të maksimalizuar votën

Teksa po numërohen kutitë e fundit nga Diaspora, lideri i partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një dalje për mediat është shprehur se do të flasë në fund të procesit, pasi të jetë numëruar edhe kutia e fundit.

Sipas Shehajt, nuk mund të bashkohej apo shkrihej me partitë e tjera ku ka ndasi të madhe në program e kjo të bëhej thjesht për të maksimalizuar votën.

“Shumë e vështirë që rezultati të ndryshojë. Do komentoj mandatin e dytë kur të mbyllet procesi i numërimit. E vështirë të ndryshojë.

Ne e dinim që në fillim, sistemi është ndërtuar që partitë e vogla ta kenë sa më të vështirë. Nuk bëhej fjalë për koalicion për bëhej që të gjitha partitë të shkriheshin në një. Nga do kuptonim ne sa peshë zë secila nga këto parti.

Mbi Greqinë ka dyshime, por ka dyshime mbi gjithë procesin, duhet të presim. Nëse numrat janë ndryshe është diçka tjetër. Nëse ka një kuti me 99% me vota të PS, atëherë po që është problem madhor Procesi duhet riparë nga fillimi. Jam i përqendruar mbi rezultatin e partisë Mundësia. Edi Rama ka 12 vjet 25 vjet që përfiton nga gjithë Shqipëria. Kam kërkuar besimin për të përfaqësuar qytetarët në parlament” – u shpreh ndër të tjera Shehaj.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook