EMRI/ Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, vëzhguesi shoqërohet në polici

Tiranë – Një incident i paprecedentë është shënuar ditën e sotme pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, ku vëzhguesi Rei Nozlli është shoqëruar në polici pas një përplasjeje fizike.

Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.

Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, duke sjellë në vëmendje nevojën për qetësi dhe përgjegjshmëri gjatë procesit zgjedhor.

Në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook